×
  • Show Time
  • Show Time

    “Çfarë moshe e sheh vetën të martuar”, kështu i përgjigjet Capital T fansës së tij

    Reporteri
    28 Mars 2020 | 16:50

    Reperi i njohur, Capital T është treguar gjithmonë shumë i rezervuar sa i përke tjetës private.


    Ai nuk ka qenë asnjëherë i përfolur për ndonjë lidhje, gjersa ka preferuar edhe që në intervista të mos prononcohet asnjëherë rreth kësaj pjese, duke thënë se i gjithë fokusi i tij është në rrafshin profesional.

    https://www.instagram.com/p/B-AliIMhOyp/?utm_source=ig_embed

    Së fundmi, ai u dha mundësinë ndjekësve të tij në InstaStory që t’i parashtrojnë nga një pyetje dhe më pas ai do t’i përgjigjej.

    I pyetur nga një fans/e se në çfarë moshe e sheh veten të martuar, Kapo foli për herë të parë për qëndrimin e tij rreth martesës.

    “Nuk shkon me moshë, por kur te ndjen që je i gatshëm t’i marrësh ato përgjegjësi edhe e ki personin e duhur që ta provon fashurinë dhe që i tejkalon krejt sendet për ty, po normalisht duhet me qenë reciproke”, ka shkruar reperi 28-vjeçar.

    Capital T përndryshe ka treguar se është duke punuar intensivisht në projektin e tij të ri “Skultpurë”, që do ta publikojë pas mbarimit të gjendjes së coronavirusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!