Fero dhe Arbenita janë një ndër çiftet më të komentuar dhe shpesh herë kanë qenë në qendër të mediave rozë. Kjo për faktin se janë përfolur disa herë një ndarje, mirëpo kanë rezultuar thjesht thashetheme ose le ta pranojmë që jo pak herë ato “ndarje” ishin të skenuara nga reperi i talentuar.
Pavarësisht gjithçkaje, çifti në fjalë duken shumë të lumtur bashkë dhe këtë na e tregojnë me postime dhe dedikime të ndryshme në rrjetet sociale, sa kanë shkuar deri aty ku e quajnë njëri-tjetrin “burrë e grua”.
Në një intervistë për “Prive” ai ka treguar për marrëdhënien me Arbenitën dhe shumë detaje të tjera.
Ai tha se Arbenita është shumë xheloze nga natyra, më xheloze se reperi dhe më tej shtoi se koleget kanë flirtuar me të, por tani jo më meqë reperi është i zënë.
Kur u pyet nëse ka “sextape”, Fero u përgjigj “plot”, por sigurisht pa treguar se me kë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.