Pritjes po i vjen fundi, sezoni i katërt i serialit të famshëm La Casa de Papel pritet që të transmetohet nesër në Netflix
Sezoni i katërt do t’i ketë 8 episoda dhe që të gjitha do të publikohen menjëherë, shkruan Reporteri.net
Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e La Casa de Papel janë bër të ditur edhe titujt e 8 episodave. Episodi i parë titullohet ‘Loja mbaroi’, ndërkaq i fundit është ‘Plani i Parisit’.
Tri sezonet e para kanë qenë mjaft të suksesshme dhe të pëlqyer për publikun, me aktorët që mbajnë emrat e kryeqyteteve.
Në Kosovë adhuruesit e këtij seriali do të mund ta shohin atë në Netflix, pra këtë të premte, më 3 prill, nga ora 09:00. /Reporteri.net/