Kida ka treguar se si po e kalon kohën e izoluar.


Këngëtarja shqiptare Kida, po mundohet të gjejë sa më shumë aktivitete për ta kaluar kohën gjatë ditëve që po qëndron e izoluar, shkruan lajmi.net.

Ajo së fundmi e ka ndarë me ndjekësit një video në të cilën shfaqet duke kërcyer.

Reklamë

“Ushtrimet në kushtet e shtëpisë”, ka shkruar ajo pranë videos së postuar.

Për shkak të koronavirusit të gjithë artistëve shqiptarë u janë anuluar koncertet dhe aktivitetet e tjera që lidhen me punën e tyre.