×
  • Show Time
  • Show Time

    Koronavirusi nuk i ndal çiftin të martohen, miqtë e familjarët i ndjekin online

    Reporteri
    06 Prill 2020 | 17:09

    Kur pandemia Covid-19 frenoi planet e tyre të dasmës, një çift në LA nuk u frikësua aspak.


    Ryan dhe Andrea Valderrama Samaniego fillimisht kishin planifikuar një dasmë të dielën, por masat e izolimit ia pamundësuan këtë gjë, por ata nuk u ndalën.

    Ata u martuan të dielën në shtëpinë e tyre, dhe familjarët e miqtë i ndjekën përmes “Zoom”.

    Andrea tha se gjithcka shkoi mirë, me shumë dashuri dhe të qeshura, dhë në fund mbaruam si zonja dhe zotëri Samaniego.

    Ryan tregoi se edhe pse nuk e veshi fustanin e saj të përsosur të dasmës, ishte mirënjohese me blerjen online.

    Këto ditë ka pasur mijëra anulime të martesave në të gjithë vendin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!