Albumi i ri i Dua Lipës po shënon sukseset e para.
Për dallim për prej shumë artistëve që kanë shtyrë datat e projekteve të reja, Dua Lipa e publikoi më herët se që e kishte paralajmëruar albumin “Future Nostalgia”, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja, vendosi ta publikojë albumin më 27 mars, pasi filloi të qarkullonte ilegalisht në disa platforma muzikore.
Tashmë këngëtarja po shënon sukseset e para me “Future Nostalgia”, ajo është renditur e katërta në tabelën e “Billboard Hot 100”.
Sa i përket projekteve muzikore, kënga “Don’t Start Now” vazhdon të qëndrojë në maje të tabelave, ajo mban numrin e tretë në këtë tabelë.
Në albumin e Dua Lipës, krahas projektit të lartpërmendur është edhe “Break my heart”, e cila u rendit e 21-ta në tabelën e “Billboard Hot 100”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.