Xherdan Shaqiri ka pasur një sezon për t’u harruar te Liverpooli, teksa trajneri Jurgen Klopp i ka dhënë shumë pak hapësira. Gjithsesi mesa duket mesfushori me origjinë nga Kosova po korr më shumë sukses jashtë fushave të lojës.
Së fundmi “The Sun”, ka konfirmuar se Shaqiri është në një lidhje me këngëtaren Dhurata Ahmetaj.
Bukuroshja e lindur në Gjilan së fundmi ka bërë një udhëtim në Londër, ku duket se ka takuar edhe Xherdanin.
Udhëtimet në kryeqytetin e Anglisë janë shtuar shumë për këngëtaren e cila sipas mediave ia ka “vjedhur” zemrën futbollistit të kombëtares zvicerane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.