Leonora Jakupi u bën thirrje qytetarëve të mos dalin në këtë kohë pandemie.
Leonora Jakupi përmes një video në emisionin “Frontal” u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.
Këngëtarja ka bërë të ditur se ajo ka tashmë afro një muaj që po qëndron në shtëpinë e saj në Brezovicë së bashku me familjarët.“Unë ndodhem në Brezovicë tash e 28 ditë me familjen time, jemi të që nga momenti kur mora vesh që u shpall pandemi”, tha Leonora.
Ajo gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të mos dalin pa nevojë, si dhe të zbatojnë rregullat e dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Bëj apel të qëndroni në shtëpitë tuaja që të ruani shëndetin tuaj dhe të njerëzve pëerreth. Mos dilni ju lutem vetëm nëse keni nevoja emergjente. T’i mbrojmë më të moshuarit, më të dashurit tanë. T’i kalojmë këto ditë sa më lehtë dhe shpejtë e atëherë të shihemi me pjesën tjetër të familjes, me miqt, shokët. Zbatoni rregulluat e dhëna nga IKShPK me përpikmëri”, ishte mesazhi i Leonora Jakupit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.