Derisa masat janë ashpërsuar në luftën kundër COVID-19, fytyra të famshme publike vazhdimisht janë duke bërë thirrje që të qëndrojmë në shtëpi, në mënyrë që të mbrojmë veten dhe njerëzit përreth.
Një gjë të tillë së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja Mihrije Braha, e cila inkurajon njerëzit të qëndrojnë brenda për të shpëtuar jetë.
Ajo përmes një postimi të publikuar në faqen zyrtare, Instagram, tregon se është vetë-izoluar që një muaj në Prishtinë.
https://www.instagram.com/p/B-85I22jHy6/?utm_source=ig_embed
“Nëse keni ëndërru me qenë ushtar për të luftuar, tani është momenti që të gjithë ne të jemi ushtarë për ta luftuar Covid-19. Rri n’shpi ose knaqu n’shpi e shpëto jetë”, ka shkruar mes tjerash ajo.