Artistja, e cila e ka ruajtur këtë pjesë me shumë fanatizëm, dje për herë të parë zbuloi portretin e foshnjës së porsalindur.


Ajo ka hedhur në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram një fotografi, ku shihet me bashkëshortin e saj, Astritin, teksa mbajnë në duar të voglën e tyre.

“Familja”, shkroi ajo në mbishkrimin e këtij imazhi.

Reklamë

Ky është fëmija i parë i Yllkës me bashkëshortin Astrit Pallaska, me të cilin është e martuar afro një dekadë.

Çifti tash e një kohë janë zhvendosur në Toronto për të jetuar, gjersa atje ka sjell edhe vajzën.