Një aksident me kamion ka ndodhur në rrugën Kaçanik-Hani Elezit sot në orët e mëngjesit.

Shoferi i kamionit ka humbur kontrollin derisa ishte duke vozitur. Kamioni siç shihet në video ka kryqëzuar rrugën duke i bllokuar veturat në të dyja anët.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 5:30 të mëngjesit.

Ndryshe, Kosova u trondit ditë më parë nga një aksident tjetër me kamion, ku humbi jetën një person dhe dhjetëra të tjerë u lënduan, transmeton Reporteri.net.

Reklamë

https://www.facebook.com/GazetaShneta/videos/364091294441728/