Këngëtarja kosovare, Adelina Emini, ditët e karantinës po i kalon ashtu si të gjithë qytetarët e tjerë, pranë familjes.
Mirëpo, për pjesën tjetër të familjes që e ka larg, këngëtarja kosovare është përkujdesur që t’ua zbukurojë ditët e rëndësishme në jetë me atë që di të bëjë më së miri, këndimin, shkruan Reporteri.
Ajo e ka uruar në një mënyrë të veçantë mbesën e saj për ditëlindje. Emini nga shtëpia e saj ia ka kënduar këngën e ditëlindjes mbesës në këtë ditë të rëndësishme.
E natyrisht, që aty nuk mungojnë as lulet të cilat i ka blerë për të.