“Future Nostalgia” po shënon suksese të njëpasnjëshme pak javë pas publikimit.
Dua Lipa më 27 mars publikoi albumin “Future Nostalgia”, për të cilin ka punuar një kohë të gjatë, shkruan lajmi.net.
Ky album po rezulton të jetë shumë i suksesshëm, pasi për javën e dytë me radhë qëndron i pari në Britani.
Dua me “Future Nostalgia” ka lënë pas emra të njohur të muzikës, të cilët janë në skenë për vite me radhë.
“Don’t Start Now”, “Physical” dhe “Break My Heart”, janë tri prej këngëve më të suksesshme nga ky album.
Për ndryshe, Dua Lipa gjatë kësaj periudhe po vazhdon të qëndrojë e mbyllur në shtëpi bashkë me të dashurin, ku po merret me aktivitete të ndryshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.