Edhe Bebe Rexha ka treguar aftësitë e saj në kuzhinë.


Bebe Rexha është shumë e dhënë pas ushqimeve tradicionale, të cilave është e vështirë t’i rezistohet, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja së fundi u drejtua në këndin e kuzhinës, për të përgatitur byrek, ndërsa në rrjete sociale postoi imazhe nga procesi i gatimit.

Reklamë

“Po bëj byrek për herë të parë, është pak e vështirë”, ka thënë këngëtarja, e cila tregoi edhe rezultatin përfundimtar, e që del të jetë e zonja edhe në këtë drejtim.

Për ndryshe, Bebe Rexha aktualisht po qëndron e izoluar në Amerikë, ndërsa ka pezulluar gjitha planet në profesion.