Këngëtari i njohur i estradës shqiptare, Alban Skenderaj, ka reaguar ndaj gazetares së Kosovës e cila në vend se të thoshte “leternjoftim”, tha “karte identiteti”.
Kjo sipas Skenderajt kinse gazetarja ishte e ndikuar se po i fliste publikut të Shqipërisë, mirëpo këngëtari në njërën anë bëri thirrje se që jo vetëm Kosova të mos ndikohet nga Shqipëria që vuan nga kompleksi i inferioritetit me huazime të kota, shkruan Reporteri.net
Përkundrazi, Skenderaj thekson se Shqipëria është ajo që duhet të mar shembuj nga Kosova.
“Po e shkruaj kete here se po e lashe do harroj si gjithmone. Sapo pashe ne televizor qe edhe nje gazetare e Kosoves (e ndikuar sepse po i fliste publikut te Shqiperise) perdori fjalen “Karte Identiteti” dhe jo LETERNJOFTIM qe eshte e njejta fjale por ne SHQIP dhe ne Kosove ndryshe nga ketu perdoret rregullisht.
Ju lutem ne Kosove e jo vetem, mos u ndikoni nga Shqiperia qe vuan nga kompleksi i inferioritetit me keto huazime te kota. Jemi neve qe duhet te marrim shembull nga juve per menyren se si i shqiperoni fjalet me aq llogjike, thjeshtesi e pergjegjesi. E njejta gje ka ndodhur vitet e fundit me fjale si “autostrade”, rotonda, lavazh, pikante etj etj etj.. Eshte nje teme e gjate dhe shembujt jane pa fund dhe banal. Kam jetuar shume vite jashte dhe nuk kam bagazhin e nje gjuhetari, edhe une gaboj por kam vullnetit e mire aq me teper ne raste kaq te dukshme! Nuk jam i pa arsyeshem te diskutoj per fjale te huaja qe kane vite e shekuj qe kane hyre tek ne per shkaqe historike kur pjesa derrmuese e popullsise ishte analfabete por eshte papergjegjesi femijnore te fusim fjale te huaja pa kriter aq me teper ne media te shkruar, televizione madje edhe institucione ne vitin 2020”, ka shkruar Skenderaj.
Reporteri.net