Gashi ka finalizuar disa projekte muzikore.
Gashi është aktiv edhe këto ditë, pavarësisht se pandemia ka penalizuar shumë punë në fusha të ndryshme, shkruan lajmi.net.
Reperi pasi publikoi dy këngë të reja, ka paralajmëruar edhe disa të tjera, madje edhe një album që është rrugës.
Së fundi, ai ndau me ndjekësit një video, në të cilën zbuloi një pjesë të këngës “Feels Right”, të cilën thotë se pret me padurim që ta dëgjojnë fansat e tij.
“Feels Right” është një nga këngët më të mira ndonjëherë që ishte pjesë e saj. Mezi pres që bota ta dëgjojë këtë”, ka shkruar Gashi.
Kujtojmë se Gashi ka bashkëpunuar edhe me artistë me emër në botë, përfshirë Chris Brown, French Montana, e të tjerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.