×
  • Show Time
  • Show Time

    Pasi anuloi turneun, Loredana ka një njoftim për fansat

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 12:15

    Loredana tregon se çfarë do të ndodhë me biletat që kishin blerë fansat për koncertet e saj.


    Loredana Zefi për shkak të pandemisë është detyruar që ta anulojë turneun për këtë vit, shkruan lajmi.net.

    Me anë të një postimi të gjatë, reperja tha se i vjen keq që për dallim prej artistëve të tjerë, asaj i është anuluar tërësisht turneu për këtë vit.

    Por, ajo sqaron se ata fansa që kishin blerë biletat për koncertet e saj, mund t’i shkëmbejnë ato me një kupon.

    Loredana thotë se ai kupon më vonë mund të ndërrohet me biletë për turneun e saj në vitin 2021.

    “Nga 25 maji ju mund të shkëmbeni biletën tuaj me një kupon, do të kemi një lidhje të drejtpërdrejtë, të cilën do ta postoj këtu! më pas, atë kupton mund ta shndërroni në biletë për turneun e Loredanës më 2021. Do ju njoftoj për datat e reja të turneut, sa më shpejt që të jetë e mundur. Faleminderit për kohën dhe durimin tuaj. Qëndroni të shëndetshëm”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!