Robert Berisha ka qenë në një lidhje direkte me emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” ku ka treguar edhe eksperiencën që ka kaluar në konviktin e studentëve në Prishtinë.
Ai shprehet se i ka kaluar shumë mirë ato 14 ditë dhe shpesh herë i mungon ajo periudhe.
Roberti është shprehur se ditën e parë kur shkoi në konvikt ishte shumë i lodhur dhe i mërzitur nga udhëtimi dhe ambienti në fillim nuk iu duk i mirë. Pas një apo dy ditësh u ambientua kushtet të cilat u përmirësuan shumë dhe ushqimi ishte shumë i mirë.
Berisha tregon dhe një ngjarje kur e kishin ndaluar policët në rrugët e Prishtinës dhe i thotë me shaka që do i jepte kujdo 2 mijë euro që e rikthen sërish në karantinë.
“Gjatë ditës kur kisha dalë në rrugët e qytetit më ndaluan policët, nuk më kërkojë as leje sepse më njohin edhe më pyesin si tu duk atje në karantinë, a ishte mirë, unë bëra shaka me tha dhe i them do i jap 2 mijë euro nëse ka dikush mundësi të më kthejë atje. Më mungon, ishte një eksperiencë e bukur”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.