Sia bëri ‘twerk’ me videon muzikore të parodisë “Tiger King”.
Këngëtarja australiane, Sia Furler tregoi anën e saj të ‘egër’ kur ajo bëri një vallëzim me kolonën zanore Tiger King nga Megan Thee Stallion, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Autorja e hitit “Chandelier”, 44-vjeçare filmoi videon me yllin e Dance Moms, Maddie Ziegler, 17 vjeç, dhe grimeren Tonya Brewer gjatë fundjavës.
Sia bëri videon me këngën e dokumentareve të Netflix, nga Joe Exotic dhe Carole Baskin, ndërsa kishte veshur bikini dhe mbante një peshqir plazhi në trup.
“Shpërthim i madh. Garimi me të tjerët është i keq”, këndoi Sia.
Artistja e cila shumëherë është kritikuar për videot, kësaj radhe doli e veshur me bikini dhe mbante një palë syze rozë.
“Tiger King” ka qenë projekt shumë i suksesshëm i Netflixit në kohën kur miliona njerëz po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi për shkak të pandemisë COVID-19.