Vite më parë ndërroi jetë tragjikisht vajza e aktorit të madh shqiptar Çun Lajçi, Bubulina e cila poashtu ishte me profesion aktore.


Aktroi i njohur vazhdon ta kujtoj me mall bijën e vetme përmes vargjeve të poezisë dhe dedikimeve prekëse.

Edhe në përvjetorin e 37-të të lindjes së saj, Çun Lajçi ka publikuar një fotografi të saj teksa sipër ka shkruar një poezi prekëse.

Reklamë

Më poshtë postimi:

Sot ne 37-të vjetorin e lindjës
Bubulinë

Sot
S’do t’pi mirake
Asht muaj i shenjt rahmeti
Shenjtnive do t’iu lutem për ty

Sot kur s’muj me t’ardhë të varri!

Sot do t’shkruej për vitin 83
Për vajin e parë kur erdhe
N’majin e luleve

Reklamë

Në mbramje do t’i lus engjujt
Me t’veshë bukur me fustanet lule-lule
E krejt hurmet e Arabisë me t’i pru

Unë e Gala
Me ujë do t’i mbysim dhimbjet
Në dhomën e vtmisë tue t’kujtu

02.05.2020