Sot u nda nga jeta këngëtarja e njohur shqiptare, Shahindere Bërlajolli Stafaj.
Shahindere Bërlajolli ishte këngëtare e njohur në trevat shqiptare. Rrjedh prej një familje vendase të qytetit të Pejës. Që nga viti 1959, në moshën 13 vjeçare, Shahinderja bëhet solistja e parë më e reja profesioniste në muzikën artistike popullore, shkruan Reporteri.net.
Ajo u nda nga jeta sot, po la pas vetës krijimtarin e saj dhe tre djemë që vazhdojnë veprimtarinë e njejtë, muzikën.
Albanin, dhe binjakët Arditin e Astritin që sot e kësaj dite vazhdojnë rrugëtimin e prindërve.
Sot, Ardit dhe Astriti vazhdojnë të merren me muzikë, dhe janë profesionist të vërtetë në punën e tyre.

