×
  • Extra
  • Stil

    Recetë për tualet të pastër dhe të freskët

    Reporteri
    05 Maj 2020 | 8:59

    Pastrimi i tualetit është detyrë të cilën shpeshherë e injoroni, e këtë kryesisht e bëni për arsyen se tualeti nuk është edhe aq i pastër.


    Sidoqoftë, pastrimi i tualetit është gjë esenciale, pasi që e mban atë të pastër nga bakteret dhe mikrobet.

    Për ta bërë këtë, duhet të shmangni detergjentët e caktuar, pasi që mund të jenë të mbushur me toksina dhe kimikale të rrezikshme.

    Prandaj, ekspertët rekomandojnë një metodë natyrale, e cila bën që tualeti juaj të mbajë aromë të freskët dhe të jetë i pastër, transmeton Telegrafi.

    Përbërësit:

    ▪ 160 g sodë buke
    ▪ 600 ml lëng limoni
    ▪ gjysmë gote uthull
    ▪ peroksid hidrogjeni
    ▪ 15-20 pika vaj esencial

    Në një legen vendosni sodën e bukës dhe lëngun e limonit, pastaj në një legen tjetër vendosni peroksidin e hidrogjenit dhe uthullën.

    Këto dyja i kombinoni dhe pastaj ia shtoni vajin esencial.

    Pastaj krijoni forma gjysmë-topi me lugë dhe lërini të thahen për të paktën 4 orë.

    Kur të jenë tharë, vetëm vendosni ato nga një në tualet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!