Përveç shumë deponive ilegale të mbeturinave në tërë Kosovën, një gjendje jo e mirë mbetet edhe shumë rrugë si në fshatra e qytete, kjo pasi qytetarët hedhin mbeturina.
Një rast i tillë pra ku qytetarët hedhin mbeturinat pa vend ka ndodhur edhe në fshatin Meje të Gjakovës.
Një lexues i Reproteri.net ka dërguar në redaksinë tonë video dhe foto ku tregojnë se si banorët hedhin mbeturinat skaj rrugës.
“Mbeturinat banorët, pra bashkëfshatarët e mi po i hedhin në breg rruge”, ka thënë lexuesi në fjalë.
Ai ka thënë se nëse vazhdohet në të njëjtën mënyrë shumë shpejt do bëhet një deponi skaj rruge. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.