Një krim i rëndë ka ndodhur ditën e hënë në Kağıthane të Stambollit, në Turqi.
Cemil M. ka vrarë me pistoletë dhëndrin Mesut Toptaş poshtë shtëpisë, ku kishte shkuar për të folur me bashkëshorten, më të cilën ishte edhe në prag divorci si pasojë e mosmarrëveshjeve të shumta.
E gjithë ngjarja është filmuar sekondë pas sekonde nga kamerat e sigurisë në zonë. Toptaş shihet i drejtuar me kokë lart për tek shtëpia e vjehrrit ku ndodhej bashkëshortja e tij, ndërkohë që Cemil M. i afrohet me pistoletë në dorë dhe e qëllon.
Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilat nisën hetimet dhe shpallën në kërkim autorin e krimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.