Kalo te përmbajtja
Reklamë

Akrobacionet “në globin e vdekjes” nuk shkuan sipas planit, motoçiklistët përplasen mes vete

Reporteri 1 min lexim

Dy motoçiklistë të cilët po realizonin një “akrobacion” të rrezikshëm brenda një rrethi të hekurt ndryshe i njohur si “globi i vdekjes”, nuk shkoi sipas planit.


Ngjarja e filmuar në Sydney të Australisë shfaq tre persona në “globin e vdekjes”, ku dy prej tyre vozisnin motoçikletat e i treti ua mbante duart, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, mjaftoi një lëvizje e vogël e gabuar që treshja të përfundojnë të përplasur – duke pësuar kështu lëndime të rënda trupore. E sipas organizatorit të tre personat kanë pësuar lëndime trupore.

Reklamë

Kjo ngjarje shënohet prej shumë vitesh në Australi, dhe tashmë konsiderohet si një nga ngjarjet më kryesore të sporteve ekstreme që viteve të fundit kanë fituar vëmendje të madhe në mbarë botën.

 

Reklamë
Më shumë
Reklamë

Lajmet e fundit

Reklamë