Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Shkurte Fejza periudhën e pandemisë po e kalon në fshatin e saj të lindjes, Mushtisht.
Bilbili i muzikës popullore në një intervistë në emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini thotë se fshati ia ka lehtësuar këtë periudhë të vështirë për të gjithë.
“Nga fillimi i marsit jam izoluar edhe unë duke anuluar shumë mbrëmje e ahengje të tjera që i kam pasur të planifikuara”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Fejza thotë se në Mushtisht është duke qëndruar me bashkëshortin ndërsa fëmijët janë në Prishtinë.
“Pandemia na ka prekur të gjithëve nga ana ekonomike. Secilin në mënyrën e vet. Kosova edhe ashtu ka ekonomi të dobët dhe qytetarët po e vuajnë këtë situatë”.
Megjithatë këngëtarja thotë se do të jetë e përpiktë në respektimin e vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.
“Para se gjithash është shëndeti”, tha ndër të tjera Sjkurte Fejza.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.