Kosovari Xherdan Shaqiri nuk u inkuadrua as të mërkurën mbrëma kur Liverpooli mposhti Porton thellë me shifrat 1-4.
Pas lënies së vazhdueshme në stol të Shaqës mediat në ishull kanë raportuar se ka një grindje mes tyre, shkruan Reporteri.net.
Por trajneri i “Të Kuqve”, Jurgen Klopp ka mohuar këto zëra duke thënë se ka asgjë në mes tyre dhe se Shaqiri është një futbollist i rëndësishëm për skuadrën.
“Si një trajner, nuk më pëlqen të flas për këtë, por asgjë nuk ndodhi midis nesh. Ne vetëm kemi cilësi atje, dhe pastaj është paksa e vështirë nëse nuk udhëheqim. Ndonjëherë kemi vetëm 15-20 minuta për të rifituar ritmin. Ai kishte disa probleme me ijën, por tani ai është përsëri në krye”, ka deklaruar tekniku gjerman.
Ai më tej ka thuruar lavdata për punën që bën Shaqiri në stërvitje.
“Ai na ka ndihmuar shumë dhe do të na ndihmojë gjithashtu. Jam i lumtur që e kam atë”, ka deklaruar Klopp. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.