Njerëzit pëlqejnë të luajnë me kafshët e tyre. Por pasi dy mace në New York u testuan pozitive për COVID-19, disa mbajtës të maceve tashmë kanë frikë që edhe ata mund të preken me virus nga kafshët e tyre.
Ashtu si tre qentë dhe një tigër që kanë rezultuar pozitiv në një kopsht zoologjik në New York, edhe macet janë infektuar me COVID-19 nga njerëzit – jo anasjelltas.
Është jashtëzakonisht e rrallë që macet të kapin këtë formë të Coronavirusit.
Në një intervistë me bashkëpunëtorët e NBC, zëdhënësi i Shoqatës së Mjekësisë Veterinare Michael Michael Filippo tha: “Kjo është pothuajse ekskluzivisht një sëmundje e transmetueshme nga njeriu te njeriu, transmeton Telegrafi. Rreziku për kafshët shtëpiake është shumë i ulët, me vetëm një pjesë të vogël të rasteve të virusit që shfaqen te kafshët shoqëruese dhe asnjë rast që njerëzit sëmuren nga kafshët e tyre shtëpiake”.
Macet duhet të praktikojnë distancimin shoqëror gjithashtu
Nëse keni një mace të jashtme, përpiquni ta mbani brenda në mënyrë që ai të mos vihet në kontakt me anëtarët jo të familjes jashtë shtëpisë tuaj. Në rast se ju keni një person që kujdeset për macen tuaj, kërkoni të vëjë maskën, dorezat dhe të praktikojnë një higjienë të mirë, teksa kujdeset për macen brenda shtëpisë tuaj.
Sigurohuni që të vishni doreza, ndërsa sanifikoni sipërfaqet kur ktheheni në shtëpi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.