Njollat të cilat ndodhin nga pemët e freskëta ndonjëherë është e vështirë të hiqen. Mësoni si t’i eliminoni në tërësi me këto truqe të thjeshta
Fëmijët, por edhe të rriturit, shpesh ndyjnë rrobat me lëng pemësh apo me pemë, aq më parë gjatë verës, kur është sezoni i mjedrave, pjeshkave, shalqinjve, manaferrave…
Njollat të cilat bëhen në rroba nga këto pemë eliminohen me shumë vështirësi. Mirëpo, ekzistojnë truqe të thjeshta të cilat njollën në tërësi do ta eliminojnë, transmeton Telegrafi.
Një mënyrë për ta hequr njollën nga pemët është përzierja e lëngut të limonit dhe uthullës së alkoolit në përpjesëtim 1:1.
Përzierjen derdheni në tufer dhe qiteni në njollë, lëreni disa minuta të qëndrojë, pastaj futeni në rrobalarëse dhe lajeni.
Mënyra tjetër është që në njollë të qitni kripë, ta lini pak të qëndrojë, pastaj ta shpëlani me ujë të ftohtë.
Pastaj rrobën e lani me ujë të nxehtë dhe detergjent për rroba ose në rrobalarëse.
Ka edhe një mënyrë si ta eliminoni njollën nga pemët:
Vendin e bërë me njollë njomeni dhe fërkojeni lehtë me tretje alkooli dhe uji në përpjesëtim 3:1.
Njëra ndër mundësitë është edhe soda e bikarbonatit, të cilën duhet fërkuar në njollë dhe duhet ta lini të veprojë disa orë, pastaj e lani në rrobalarëse.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.