Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj, tash e një kohë të gjatë është zhvendosur në Amerikë, teksa atje ka ndërtuar edhe jetën e re.


Ajo prej vitesh është e martuar me hokeistin çek, Jakub Kindl, romanca e të cilëve është shumë e komentuar në faqet rozë.

Ndonëse janë çdo moment pranë njëri-tjetrit, artistja e njohur nuk heziton që shpesh t’i dedikojë fjalë të bukura përmes postimeve në rrjetet sociale.

Reklamë

https://www.instagram.com/p/B-49S5TpObd/?utm_source=ig_embed

Një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi, gjersa ka publikuar një fotografi atraktive pranë tij.

“Gjithçka me ty”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotos, ku shfaqet tejet e lumtur pranë bashkëshortit të saj.

Duke qenë se me prejardhje është shqiptare, Afërdita më parë ka thënë se fëmijëve do ia mësojë gjuhën shqipe, angleze dhe çeke.

https://www.instagram.com/p/CAn_nxaJ18D/?utm_source=ig_embed

Reklamë

Dreshaj dhe Kindl kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në qershor të vitit 2018 në një ceremoni madhështore në Miami të Floridas.