Eden Hazard do të jetë blerja e madhe e Real Madridit për sezonin 2019-2020. Sipas gazetës së afërt me klubin Marca, marrëveshja me futbollistin belg do të zyrtarizohet në ditët në vazhdim.
Mes palëve ka një marrëveshje , që është arritur pas shumë muajsh bisedime intensive. Po sipas kësaj gazete, Chelsea do të përfitojë rreth 100 milionë euro nga ky transferim.
28-vjeçari mësohet se ka refuzuar tri ofertë të drejtuesve të Bluve për rinovimin e kontratës, pasi dëshironte me çdo kusht t’i bashkohej Real Madridit, nën urdhrat e Zinedine Zidane.
Deri në mbyllë të sezonit Hazard ka premtuar se do të bëjë të pamundurën për të dhënë kontributin e tij në arritjen e objektivit të mbetur: kualifikimit në Ligën e Kampionëve nëpërmjet Premier Ligës dhe fitimit të Ligës së Evropës, ku Chelsea tashmë është në gjysmëfinale.