Dafina Zeqiri dhe Dj Geek pas një lidhje të shkurtër, ndanë rrugët e dashurisë pak javë më parë, por jo edhe ato profesionale dhe kjo u dëshmua mbrëmë.


Të dy bashkë me pjesën tjetër të ekipit “Moneyz” mbrëmjen e kaluar ishin duke punuar në studion e tyre për projekte të reja.

Ata kanë treguar një shembull të mirë duke treguar se pas lidhjes një çift mund të mbajnë raporte të mira mes vetës

Reklamë

Ishte Dafina ajo e cila ka publikuar një video nga studioja në të cilën ka etiketuar ekipin dhe bashkë me ta edhe ish-partnerit ndërsa shkruan: “Ne vetëm punojmë”!. Kjo video u ripostuar edhe nga Dj Geek në profile duke konfirmuar që ka qenë me këngëtaren.

Kujtojmë që Dafina dhe Genci pak javë që i ka dhënë fund lidhjes, por ata kanë mbajtur raportet  shoqërore dhe bashkëpunimin në mes tyre

Pasi fillimisht konfirmojë lidhjen, ishte Dafina ajo që poashtu tregojë arsyet pse i dha fund romancës, duke thënë se ka rëndësi shpëtimi i marrëdhënies në ekipin e saj të punës, që për të është dhe e konsiderojnë si një familje.