Remzie Osmani ka pozuar e lumtur pranë familjes.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Remzie Osmani, është shfaqur e përmbushur pranë familjes së saj.
Ajo me ndjekësit në Instagram e ka ndarë një postim ku shihet e lumtur pranë tyre.
“Qoft e bekuar çdo familje Amin!”, ka shkruar këngëtarja pranë postimit ku shihet duke mbajtur para duarsh mbesën e vogël.
Kujtojmë se pak ditë më parë u bë e ditur se djali, reja dhe mbesa e këngëtares Remzie Osmani janë kthyer në Kosovë nga Amerika me fluturimet e veçanta për shkak të pandemisë COVID-19.
E duket se me t’u bashkuar familja, një portret i bukur familjar ka qenë vetëm çështje kohe dhe masash preventive.
Sa i përket muzikës edhe asaj i janë anuluar datat e koncerteve, mirëpo nuk e ka ndalë punën për këngë të reja.
https://www.instagram.com/p/CAujlHejLZi/
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.