Humbjet financiare nga pandemia – Loredana merr vendimin befasues
Reporteri ·3 min lexim
Loredana në mes të muajit mars për shkak të pandemisë u detyrua të anulonte turin e saj të koncerteve, në pikën më të favorshme të karrierës së saj deri tash.
E tashmë kur situata ka nisur të stabilizohet dhe masat janë duke u liruar, ajo i është rikthyer kësaj teme.
Artistja ka treguar se disa prej biletave për turin janë shtrenjtuar shkaku i impaktit të pandemisë por edhe rimbursimi është i mundur për këdo që dëshiron të bëj një gjë të tillë.
Reklamë
‘Fatkeqësisht, më duhet t’ju them se ne jemi detyruar për t’i bërë biletat e mëparshme më të shtrenjta në disa kategori çmimesh. Ne humbëm një shumë të jashtëzakonshme parash me turneun e fundit sepse turneu ynë nuk u shty si shumë, por u anulua tërësisht. Prapëseprapë, unë u detyrova të financoja ekipin tim dhe t’u paguaj atyre tarifat e ndërprerjes, sepse asnjë prej tyre nuk mund të bënte asgjë ndaj virusit.
E kuptoj që situata është financiarisht shumë e vështirë për disa. Sidoqoftë, unë ju kërkoj të mos zemëroheni me mua se turneu është bërë pak më i shtrenjtë. Fatkeqësisht nuk ka zgjidhje tjetër. Nëse akoma dëshironi t’i ktheni paratë tuaja, mund t’i ktheni biletat tuaja deri me 25 qershor’ – shprehet mes tjerash Lori në sqarimin publik të bërë./Prive.al/
Përdorim cookies të domosdoshme që faqja të funksionojë. Me pëlqimin tuaj, përdorim edhe cookies analitike (Google Analytics, Histats) për të kuptuar si lexohet faqja.
Zgjedhjen mund ta ndryshoni kurdo te "Cilësimet e cookies" në fund të faqes.
Politika e cookies