×
  • Show Time
  • Show Time

    Arbenita Ismajli fanse e “çmendur” e aktorit shqiptar

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 9:25

    Arbenita është fanse e aktorit shqiptar.


    Modelja Arbenita Ismajli është bërë tashmë shumë e njohur për publikun, shkruan lajmi.net.

    Akoma më e njohur u bë kur u lidh me reperin Fero dhe dashuria e tyre doli publikisht.

    Ajo është kthyer në imazhin kryesor për disa linja veshjesh dhe është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon shpesh foto e video nga përditshmëria, por edhe nga jeta profesionale.

    Së fundmi Arbenita na ka treguar një detaj që nuk e dinim më parë. Edhe pse jeton prej vitesh jashtë, ajo i ndjek spektaklet e humorit në Shqipëri, madje paska edhe një aktor të preferuar, pikërisht Albana Bogdon.

    Modelja bukuroshe ka publikuar një video (të cilën tashmë e ka fshirë) nga një prej skeçeve të Albanos dhe bashkëngjitur saj ka shkruar “Jam fanse e çmendur e Albanos”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!