Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Burnley që skuadra e tij e humbi me rezultat 2-1 ka sulmuar gjyqtarin kryesor të takimit Mike Dean.
Pochettino i kishte thënë disa herë në sy “ti e din se çka je” madje edhe duke drejtuar gishtin nga fytyra e Mike Dean, shkruan Reporteri.net
Pochettino është dënuar me dy ndeshje suspendim nga pankina dhe 10,000 funte gjobë nga federata e futbollit anglez FA.
“Pochettino është sjellë në mënyrë të vrazhdë, ai nuk ndalonte së thëni ‘ti e din se çka je’. Unë i kam thënë madje në disa raste të largohet, por ai refuzonte të largohej nga une dhe stafi im” ka thënë Mike Dean./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.