Një nga sulmuesit shqiptar më produktiv në këtë sezon, është futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi.
Me ekipin e Rizesporit në Turqi, ky lojtar është duke e gjetur shumë lehtë rrugën e rrjetës, 12 herë këtë edicion.
Për këtë fakt, shumë ekipe të njohura kanë shprehur interesin e tyre.
Madje në mediat sportive në kohët e fundit, jo vetëm ato shqiptare, është përfolur se Fenerbaçe është shumë pranë marrjes së Muriq.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar vetë klubi turk, nëpërmjet drejtorit sportiv, Yilmaz Bal:
“Është normale që për lojtarët tanë të ketë skautë. Por sa i përket Muriq, e kemi lexuar vetëm nga mediat. Këtu nuk ka asgjë zyrtare sa i përket një ofertë të mundshme nga ana e Fenerbaçes”, u shpreh Yilmaz Bal, duke shuar çdo dyshim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.