×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Asnjë kompani tjetër në botë nuk ka arritur vlerën e tregut që Apple preku sot

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 13:19

    Numri total i aksioneve të Apple ka qenë në rënie vitet e fundit ndërsa kompania në mënyrë agresive i ka blerë pas duke rritur vlerën e aksioneve ekzistuese në treg.


    Pas një performance të fortë ditën e djeshme, vlera e aksioneve të Apple arriti një tjetër rekord prej 352 dollarësh dhe dërguar vlerën totale të kompanisë në 1.5 trilionë dollarë.

    Është kompania e parë Amerikane që arrin një vlerë të tillë. Vlera e tregut është thjeshtë vlera e aksioneve me shumëzuar me numrin e tyre dhe nxjerrë vlerën totale të kompanisë. Me çmimin aktual prej 352 dollarësh dhe 4.3 miliardë aksionet e kompanisë, vlera e Apple përllogaritet në 1.53 trilionë dollarë.

    Numri total i aksioneve të Apple ka qenë në rënie vitet e fundit ndërsa kompania në mënyrë agresive i ka blerë pas duke rritur vlerën e aksioneve ekzistuese në treg.

    Në Janar të 2020 vlera e Apple arriti rekordet por që ra gjatë periudhës së krizës globale të shëndetit. Aksionet u tkurrën me 35% gjatë fundit të muajit Mars. Por një rikuperim i fortë rikthehu në vlera rekord aksionet një trend që ka vijuar ditët e fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!