×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Facebook-ut i “ikin” reklamat, Zuckerberg humb 7.2 miliardë dollarë

    Reporteri
    28 Qershor 2020 | 9:11

    Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg humbi 7.2 miliardë dollarë pasi disa kompani hoqën reklamat nga rrjeti i Facebook Inc.


    Aksionet e kompanisë së mediave sociale ranë me 8.3% të premten e 26 qershorit, pasi Unilever, një nga reklamuesit më të mëdhenj në botë, iu bashkua markave të tjera.

    Unilever tha se do të ndalonte shpenzimin e parave një rrjetin social Facebook këtë vit.

    Rënia e çmimit të aksionit hoqi 56 miliardë dollarë nga vlera e tregut të Facebook dhe shtyu vlerën neto të Zuckerberg në 82.3 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Bloomberg Billionaires.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!