Më shumë se një dekadë pas ekzekutimit, Saddam Husseini ka ndikim të madh në jetën e një njeriu.
Inxhinieri detar në Indi nuk e fajëson gjyshin e tij që ia vuri emrin e diktatorit irakian 25 vjet më parë. Por, pasi u refuzua në intervista pune rreth 40 herë, ai ka zbuluar se emri i tij është arsyeja pse ata nuk duan ta punësojnë – edhe pse emri i tij është paksa më ndryshe – shkruhet Hussain, jo Hussein.
Pra, ai është Saddam Hussain, që do të thotë se emri i tij dallon për vetëm një shkronjë nga ish-udhëheqësi irakian Saddam Hussein, transmeton Reporteri.net.
I lodhur nga refuzimet ai shkoi në gjykatë për ta bërë emrin e tij Sajid. Por procedurat e burokracisë po shkojnë ngadalë dhe po kështu edhe kërkimi i tij për një punë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.