Juventusi ka arritur ta përmbysë epërsinë prej 2:0 të Atleticos së Madridit, krejt kjo falë Cristiano Ronaldos i cili shënoi një hattrick.
Ronaldo tregoi edhe njëherë se ndeshja përfundon vetëm kur thotë ai dhe se për të fjala e pamundur nuk ekziton.
Po zhvillohej minuta e 27’ kur Ronaldo shënoi me kokë pas një krosimi të bukur nga Bernandeschi dhe i dha epërsinë në pjesën e parë.
Vetëm 3 minuta nga pjesa e dytë Ronaldo shënoi përsëri me kokë, kësaj rradhe ishte Joao Cancelo ai i cili i dha asistin portugezit.
Krejt në fund ishte Bernandeschi ai i cili fitoi një penalti që e konkretizoi në golë Cristiano Ronaldo për ta dërguar Juventusin në çerekfinale./Reporteri.net/