Izraeli do ta quajë komunitetin e ri lokal në luginat e Golanit sipas presidentit amerikan Donald Trump, në shenjë mirënjohje për njohjen e sovranitetit izraelit mbi këtë territor, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se të gjithë izraelitët janë të “prekur” me vendimin historik për të njohur sovranitetin izraelit mbi lartësitë e Golanit, të cilat deri në vitin 1967 i përkisnin Sirisë.
Ai shtoi se pas pushimeve të Pashkëve, do të propozonte një rezolutë në Qeveri që do të lejonte që bashkësia e re lokale të emërtohej sipas presidentit amerikan.
Ky vendim erdhi pas vendimit të Trumpit për njohje të Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit në dhjetor të vitit 2017. /Reporteri.net