Sonda “InSight” e NASA-s ka regjistruar një zhurmë në Mars, që besohet të jetë tërmeti parë i zbuluar ndonjëherë në këtë planet.
“InSight” monitoroi tërmetin duke regjistruar sinjalin më 6 prill, por shkencëtarët e njoftuan vetëm tani këtë ngjarje. Ata janë të bindur se zhurma erdhi nga brendia e planetit të kuq.
“Po e prisnim prej muajsh një sinjal të tillë”, tha eksperti francez Philippe Lognonne, i cili është vënë në krye të eksperimentit. Sipas tij, ishte emocionuese që më në fund ka prova se Marsi zotëron aktivitet sizmik.
Planeti i kuq nuk konsiderohet gjeologjikisht aq aktiv sa Toka dhe nuk ka pllaka tektonike. Shkencëtarët ende po i analizojnë të dhënat e përftuara, ndërsa flasin për 3 sinjale të së njëjtës natyrë. Ata i entuziazmon në mënyrë të veçantë fakti që informacionet e siguruara hedhin më shumë dritë mbi bërthamën e shkrirë të Marsit, transmeton tch.
Matësi i tërmeteve u vendos në këtë planet në muajin dhjetor, disa javë pasi sonda hapësinore arriti të zbriste në sipërfaqen e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.