Yoga, metoda që mjekët po praktikojnë bashkë me pacientët e infektuar me coronavirus.
Bota ka nevojë për yoga më shumë se kurrë për shkak të pandemisë së coronavirusit dhe praktika e lashtë indiane po ndihmon një numër të madh pacientësh në të gjithë globin të mposhtin sëmundjen.
https://www.instagram.com/p/CCyskvwprCX/
Pacientët e infektuar në Delhi, Indi, praktikuan yoga në “Qendrën e Kujdesit të Sardar Patel COVID”, të drejtuar nga ITBP (organizata kryesore e patrullave kufitare të Indisë,) dhe në spitalin “Radha Soami Beas”, në Chhatarpur.
Shifrat zyrtare tregojnë se India ka pasur më shumë se një milion raste të konfirmuara të coronavirusit.
योगाभ्यास
ITBP personnel conducting Yoga sessions inside Sardar Patel Covid Care Centre and Hospital, Radha Soami Beas, Chhatarpur, New Delhi.#COVID__19 #Himveers #CoronaWarriors pic.twitter.com/GCTL6BTdVS
— ITBP (@ITBP_official) July 17, 2020
Reklamë
Në një video të postuar nga ITBP, pacientët COVID-19 shfaqeshin të veshur me maska dhe duke ruajtur distancë sociale.
Sipas Ministrisë së Shëndetit të Unionit, Delhi ka raportuar 1,18.645 raste të COVID-19, përfshirë 17,407 raste aktive, 97.693 të kuruar / shkarkuar / migruar dhe 3,545 vdekje që nga 17 korriku.