×
  • Extra
  • Stil

    Frutat më të mira për të rënë në peshë

    Reporteri
    25 Korrik 2020 | 17:06

    Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org kanë treguar se frutat e pasura me flavonoide janë shumë të mira për të humbur në peshë.


    Lavonoidet janë substancat speciale që u japin këtyre frutave ngjyrën e kuqe apo vjollcë.

    Në këtë mënyrë, këto fruta duhen konsumuar çdo ditë për të arritur një peshë të mirë trupore.

    Vishnjet

    Këto fruta i bëjnë mirë zemrës por edhe ndihmojnë për rënien në peshë.

    Të dhënat e AgroWeb.org konfirmojnë se njerëzit që hanë shumë vishnje në një periudhë prej 3 muajsh gëzojnë 9 për qind më pak masë dhjamore se ata që nuk i konsumojnë këto fruta

    Frutat e pyllit

    Boronicat, qershitë, manaferrat e fruta të tjera përmbajnë polifenolë të cilët ndalojnë formimin e masës dhjamore.

    3 racione ditore me këto fruta ndalojnë formimin e qelizave dhjamore me 73 për qind.

    Mollët e kuqe

    Molla e kuqe përmban shumë fibër dhe antioksidantë.

    Studimet kanë treguar se konsumi i fibrës së mollës ul ndjeshëm masën dhjamore në trup.

    Shalqini

    Konsumi i shalqinit përmirëson profilin e lipideve dhe ngadalëson akumulimin e dhjamit.

    Pavarësisht sheqerit, shalqini ofron shumë vlera shëndetësore.

    Pjeshkët, kumbullat dhe nektarinat

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org kumbullat, pjeshkët dhe nektarinat parandalojnë sindromën metabolike e cila shpaloset me një masë të madhe dhjamore në zonën e belit.

    Këto fruta me bërthamë përmbajnë substanca të fuqishme që pengojnë aktivizimin e geneve të yndyrës.

    Për më tepër, ato përmbajnë sasinë më të pakët të sheqerit.

    Këto fruta gjenden në treg rregullisht dhe mundësojnë ndjekjen e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

    Nëpërmjet këtyre frutave të shëndetshme dhe konsumit të rregullt ditor, njeriu mund të parandalojë akumulimin e masave dhjamore të cilat më pas i çelin rrugën sëmundjeve më të rrezikshme si obeziteti dhe diabeti./AgroWeb.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!