Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë dukë bërë garë për të fituar shërbimet e Albert Vallcit të Salzburgut
Albert Vallci në janar bëri një hap të madh në karrierën e tij duke nënshkruar me gjigantin austriak, Salzburg.
Karriera e mbrojtësit 23 vjeçar ndryshoi shumë shpejt pasi ai më parë luante në nivele të ulëta në futbollin austriak.
Me të nënshkruar me Salzburgun ai ka zgjuar interesimin e dy Kombëtareve shqiptare, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.
Vallci e ka pranuar se ka pranuar ftesë nga të dy federatat, por se ai momentalisht nuk dëshiron të dëgjojë për asnjërën Kombëtare pasi është duke u fokusuar te Salzburgu.
“Është e vërtetë që kohët e fundit kam marrë kërkesa nga federata Shqiptare dhe ajo Kosovare. Më kanë thirrur për të qenë pjesë e ekipit A,” ka thënë Vallci.
“Kam ardhur së fundmi tek Salzburgu, dhe pavarësisht se kam pasur një nisje të mirë, dua të fokusohem vetëm tek ky ekip për momentin” shtoi tutje Vallci, duke lënë të kuptohet se për të më shumë rëndësi ka rritja personale se sa të luajë për ndonjë Kombëtare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.