Shteti i Çadit tanimë ka hyrë në ditën e 365’të pa internet, shkruan CNN.
Një ndalesë totale për mediat sociale filloi në mars të vitit 2018 pasi që reformat për kushtetutën hynë në fuqi. Reformat lejojnë presidentin e tanishëm Idriss Deby që të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2033, kur do të jetë 81 vjeçar.
Deby ka qenë në pushtet që nga viti 1990 dhe më parë kishte premtuar që do kufizonte mandatet e udhëheqësve në shtetin që ai drejton, shkruan Express.
Shteti afrikan është i prekur shumë nga konfliktet. Shteti në Afrikën qendrore ka pasur një të kaluar turbulente me shumë konflikte religjioze dhe etnike, ngjarje që kanë shkaktuar luftë civile të kohë pas kohëshme që kur vendi fitoi pavarësinë nga Franca në vitin 1960.
Rënia e internetit ka ndikuar edhe në ekonominë e vendit që veçse kishte qenë në recension.
Konsiderohet që nga 15 milionë banorë që ka vendi, 6 milionë jetojnë në varfëri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.