Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se mjekra e meshkujve fsheh më shumë baktere se lëkura e një qeni.
Ky hulumtim ka krahasuar mostrat e baktereve të 18 burrave me mjekër me lëkurën e 30 qenve. Dhe ajo çfarë bie në sy sipas gjetjeve është se “qentë janë më të pastër krahasuar me meshkujt me mjekër”. Kështu vunë në dukje studiuesit me bazë në Zvicër, shkruan tch. 23 prej 30 qenve kishin numër të lartë të baktereve ndërsa të 18 burrat pa përjashtim ishin mbartës të baktereve.
Bakteret që shkaktojnë sëmundje shfaqen edhe më shpesh në mjekër, duke shkaktuar infeksione të traktit urinar. Studiuesit në të dyja rastet morën mostrat përkatëse në zonat kyçe, duke bërë me dije se mikrobet janë më të dukshme dhe me patogjene tek njerëzit.
Në këtë rast studiuesit nuk përjashtuan as flokët e femrave, duke thënë se dhe ato përmbajnë baktere të shumta ashtu si dhe mjekra e meshkujve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.