Presidenti Hashim Thaçi është kthyer në Kuvend për të raportuar para Komisionit Hetimor për deportimin e gjashtë shtetasve turq.


Pas pauzës e cila u bë me kërkesë të presidentit, deputetët kanë filluar përsëri diskutimin. Mirëpo, qysh në fillim të diskutimit filluan përplasjet ndërmjet Xhelal Sveçlës, Sami Kurteshit e presidentit Thaçi, ku u përfshi edhe deputeti Hajdar Beqa.

Në një moment presidenti Thaçi i tha Kurteshit se kishte qenë pjesë e SHIK-ut, gjë që nxiti reagimin e ashpër të Kurteshit i cili iu drejtua Thaçit me fjalët i poshtër dhe shpifës, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

Mirëpo në një moment tjetër, kur presidenti Thaçi ishte duke folur, Kurteshi sërish ndërhyri duke e quajtur Thaçin të paedukatë. Presidenti Thaçi pas kësaj shpërtheu në të qeshura duke iu drejtuar Kurteshit me fjalët: “Sami po i mirë je, i lezetshëm”, gjë që pasoi sërish me një reagim të ashpër të Kurteshit i cili e quajti Thaçin “idiot”./Reporteri.net

Shikoni videon:

https://www.facebook.com/reporteri/videos/346780742849481/

 

 

Reklamë