Një sondazh irealizuar nga “Jepi zë”, Bedri Hamza del shumë më i parapëlqyer se Eset Ujkani në garën për kryetar të Degës së PDK-së në Mitrovicë.
Ministri i Financave ka arritur të marrë 84% të votave në këtë sondazh, ndërkohë që ish-zëvendësmenaxheri i Trepçës ka mbetur vetëm në 14%.
Njoftimi i plotë nga “Jepi zë”:
Ujkani i pa “kaçik” përballë Hamzës
Gara në PDK-në e Mitrovicës nuk po rezulton e ngjashme me degët e tjera.
Për dallim nga Skënderaj ku kishte rivalitet, në Mitrovicë dalimi është kapital.
Sipas sondazhit të realizuar nga “Jepi zë”, Bedri Hamza del shumë para Eset Ujkanit.
Ministri i Financave ka arritur të marrë 84% të votave në këtë sondazh, ndërkohë që ish-zëvendësmenaxheri i Trepçës ka mbetur vetëm në 14%.
Sondazhi i “Jepi zë” ka pasur 743 respondentë, 622 prej të cilëve votuan për Hamzën e 121 për Ujkanin.
Ndryshe, zgjedhjet për kreun e degës së PDK-së së Mitrovicës mbahen këtë të diel.
Jepi zë ditëve në vijim do të organizojë sondazh për zgjedhjet në LDK, që mbahen muajt në vazhdim.